Antonio Conte foli për Sky Sport mbi përvojat e tij në administrimin e Chelsea, duke prekur marrëdhëniet e tij me tifozët dhe kapitenin e Blues, John Terry.
“Trajnimi i një legjende të Chelsea si John Terry ishte një privilegj i madh. Ne po flasim për një njeri të shkëlqyer, ai ishte edhe një lojtar i shkëlqyeshëm.
Gjatë sezonit të parë në Chelsea, ai më ndihmoi shumë, si brenda dhe jashtë fushës. Ai ishte themelor gjatë stërvitjes, duke më ndihmuar të mbaj standardin e lartë. Unë nuk mund ta falënderoj sa duhet për atë që bëri për mua “.
Në festimin e tij me fitoren 4-0 ndaj Manchester United: “Unë e jetoj punën time në mënyrë intenzive, me raste unë tregoj pasionin tim dhe dua ta ndaj me tifozët. Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me tifozët e Chelsea.
Ajo ndeshje ishte e rëndësishme për ne, fitorja kunder një top klubi me 4 gola na bëri të kuptojmë se mund të fitonim Premier League dhe kjo na dha një motivim të madh. “