Sistemi i gjurmimit satelitor “Copernicus” i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se sipas periudhës referuese 1991-2020 në Evropë, dimri që po lëmë pas ishte i dyti më i ngrohtë nga të gjithë dimrat në kontinent.
Sipas një deklarate me shkrim nga “Copernicus”, ky dimër ishte “stina e dytë më e ngrohtë e regjistruar për Evropën”, me temperatura shumë mbi mesataren në pjesë të Evropës Lindore dhe pjesë të Evropës Verilindore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në shkurt 2023, temperaturat mesatare të ajrit në shumicën e pjesëve të Evropës ishin më të larta se periudha e referencës 1991-2020. Kushte dukshëm më të ngrohta se mesatarja janë vërejtur në Norvegji dhe Suedi, në zonat përreth Detit të Zi përgjatë Rusisë dhe në rajonin e Svalbardit.
Mbretëria e Bashkuar kishte gjithashtu “shkurtin e pestë më të ngrohtë që nga viti 1884”. Nga ana tjetër, disa pjesë të Тürkiyes, Gadishullit Iberik dhe Kaukazit kishin temperatura më të ftohta se mesatarja mujore./FolDrejt/