Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Corona ashpërson marrëdhëniet Kinë-SHBA

5 vjet më parë
in BOTA, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Prej vitesh është rritur mosbesimi dhe rivaliteti mes Kinës dhe SHBA-së. Në krizën e Coronës mosbesimi po kthehet madje në një armiqësi të hapur. A kërcënon një Luftë e re e Ftohtë?

Më 24 maj qarkulloi për herë të parë nocioni i „Luftës së re të Ftohtë”. Ai u përmend nga ministri i Jashtëm i Kinës, Vang Yi. Në kuadër të kongresit kombëtar të Partisë Komuniste në Pekin, Yiu reagoi ndaj akuzave gjithnjë e më të ashpra të SHBA, sipas të cilave, Kina është përgjegjëse për përhapjen e pandemisë së Coronës në botë. Vang akuzoi SHBA për përhapje të „gënjeshtrave dhe teorive konspirative”. Krahas virusit Corona në SHBA po përhapet edhe një „virus politik”, tha Trump para gazetarëve.

Toni mes Pekinit dhe Uashingtonit në krizën e Coronës është ashpërsuar. Në fillim të majit, presidenti Trump bëri krahasime historike. „Ky është sulmi më i keq që kemi pasur. Ky është më keq se Pearl Harbor. Ky është më keq se World Trade Center”. Sipas Trump, virusi “mund të ndalej në Kinë po nuk u bë.”

USA und China unterzeichnen in Handelsstreit Teilabkommen (Reuters/K. Lamarque)Kina e SHBA nënshkruan marrëveshje të pjesshme në grindjen tregtare, janar 2020

Pandemia si përshpejtues konflikti

Në fillim të pandemisë, optimistët shpresuan se pandemia do të bëjë që Pekini dhe Uashingtoni të bashkëpunojnë më shumë. Por retorika aktuale tregon për simptomat e një konflikti më të thellë. Josef Braml, ekspert për SHBA në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) thotë se „pandemia po përshpejton dhe forcon rivalitetet gjeoekonomike ekzistuese mes Kinës dhe SHBA.” Gjeoekonomi do të thotë pushtet ekonomik, pushtet në treg që përdoret për qëllime gjeostrategjike. Në këtë rivalitet bëhet fjalë për kontrollimin e tre faktorëve: „rrjedhën tregtare, rrjedhën financiare dhe atë të të dhënave, ku të dhënat janë faktori më i rëndësishëm”, thotë Braml.

Grindja për Huawei

Askund kjo nuk duket më qartë, se tek grindja  e Huaweit. Koncerni kinez bën pjesë në koncernet kryesore në botë për përhapjen e rrjeteve 5G. Ai është me këtë në krye të zgjerimit të „internetit të sendeve” dhe prodhimit për industrinë 4.0. „Huawei është maja e shigjetës së fuqisë inovative kineze dhe politikës teknologjike të Kinës”, thotë eksperti për Kinën, Sebastian Heilmann. „Në këtë kuptim Huawei ka një rëndësi të madhe, që kalon kufijtë e koncernit. Prandaj është shumë e qartë që SHBA momentalisht bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund historisë së tij të suksesit, thotë eksperti.

Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo e cilësoi koncernin kinez si „kalë Troje të shërbimeve sekrete kineze”. Frika është që Huawei në fshehtësi mund të depërtojë në rrjetet 5G. Me këtë shërbimet sekrete kineze mund të kenë qasje në rrjedhën e të dhënave në ekonominë digjitale të së ardhmes. Ambasadori amerikan, Richard Grenell në mars bëri presion në një letër drejtuar ministrit gjerman të Ekonomisë, Peter Altmeier. SHBA do ta ndërpresin bashkëpunimin me shërbimet sekrete gjermane nëse Huawei merr pjesë në ngritjen e rrjeteve 5G.

Më 15 maj edhe fisheku i fundit: prodhimi i chipave. Nëse diku në botë në një fabrikë silikoni përpunohet në mikrochipa të Huaweit, nuk lejohet të përdoren makineri amerikane, instrumente, produkte të tjera.

Gracka e Thukydidit

Marshimi i pashembullt ekonomik dhe teknologjik i Kinës në tre dekadat e fundit, ka krijuar një konstelacion që lidhet me emrin Thukydidit. Që para 2.400 vitesh, historiani grek përshkroi dinamikën fatale që krijohet, kur një fuqi në ngjitje ndesh me një fuqi të vjetër. Rritja e fuqisë së ndikimit të superfuqisë në ngjitje sjell pashmangshëm zhvendosje gjeopolitike të fuqive. Këto konflikte duhet të çaktivizohen me një politikë të mençur ose ato shkarkohen në një luftë të re.

Politologu amerikan, Graham Allison ka hedhur një vështrim në histori në 500 vitet e fundit duke parë 16 raste të ngjitjes së një fuqie të re. Në 12 raste gracka e Thukydides u bë realitet me gjakderdhje. Ai paralajmëroi se „ngjitja e Kinës, një civilizim 5000 vjeçar me 1,3 miliardë njerëz nuk është një problem që zgjidhet. Ajo është një gjendje, gjendje kronike që duhet të menaxhohet përtej një gjenerate.”

Politikanë me dëshirë për konflikt

Politikanët në Uashington e Pekin duket se nuk janë gati për këtë. Deri në vitin 2012 krerët politikë në Kinë u orientuan në devizën e Xiaopinit. Babai i politikës reformuese të Kinës thoshte „fshihe pushtetin tënd dhe prit momentin e duhur.” Xi Jinping me sa duket mendon se koha për Kinën tani ka ardhur. Kina po shfaqet në botë me një vetëbesim në rritje, si nga ana ekonomike edhe ushtarake. Në Detin Kinezojugor luftanijet amerikane dhe kineze afrohen në mënyrë të rrezikshme.

Në SHBA nga ana e tij Trump ka bërë Kinën përgjegjëse që para Coronës, për atë që nuk ecën mirë në Amerikë. Para zgjedhjeve në nëntor, ai po e kthen gjithnjë e më shumë Kinën në një armik, edhe për të larguar vëmendjen nga menaxhimi i keq i krizës së Coronës në vend. Që Xi edhe Trump përdorin kartën nacionaliste është shqetësues për ekspertin Heilmann. „Xi shikon veten në rrugën e suksesit dhe gëzon për sundimin e pandemisë. Trump është nën presion. E të dy nuk kanë vullnet për kompromise. Këto janë pikënisje jo të mira për një menaxhim të mirë të konfliktit mes SHBA dhe Kinës.”

USA und China unterzeichnen in Handelsstreit Teilabkommen (Reuters/K. Lamarque)

Një raport i publikuar i administratës amerikane më 20 maj me titull “Qasja strategjike e SHBA ndaj Republikës Popullore të Kinës” bën fjalë për një rivlerësim themelor të marrëdhënieve me Kinën, për një realizëm të ri dhe pranimin e një konkurrence strategjike. Shprehimisht autorët i vënë kryq qëndrimit, se lidhja e rivalëve në institucionet ndërkommbëtare dhe tregtinë globale do t’i bëjë ata aktorë mirëdashës dhe për t’u besuar.

Donald Trump madje në një intervistë me Fox në mes të majit madje tha se SHBA mund edhe t’i ndërpresë plotësisht marrëdhëniet me Kinën dhe me këtë SHBA do të kursente 500 miliardë dollarë, sipas prognozës së Trumpit. Sipas ekspertit Braml „mendësia e njohur, se tregtia e lirë i ndihmon të gjithë, mendimi win-win po kthehet kokëposhtë tani”. Tani vlen „varësia e dyanshme të bën të cënueshëm. Ne jetojmë në një botë ku askush nuk fiton në fund.”

Se si do ta gjejnë europianët vendin e tyre në këtë botë, kjo mbetet ende e hapur. Për shkak të polarizimit kinezo-amerikan koha e bizneseve fitimprurëse mund t’i jetë afruar fundit. Britania e Madhe në drejtim të Huaweit ka marrë një vendim. Në fund të majit kryeministri Boris Johnson u kërkoi nëpunësve të tij të zerojnë pjesën e Huaweit në rrjetet 5G në Angli. Uashingtoni duhet të jetë i kënaqur.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Eurodeputetja von Cramon-Taubadel: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje

Lajmi tjetër

SHBA, vazhdojnë për të pestën ditë protestat për George Floyd

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM