Lucas Biglia foli për CNN Radio në lidhje me situatën aktuale në Itali: “Jo vetëm që ata e kanë nënvlerësuar problemin, por ata nuk kanë ndjekur rregullat.
Kemi arritur në një gjendje kolapsi ku mjekët po punojnë pa pushim sot. Jo vetëm që njerëzit vdesin me virusin, por madje edhe njerëz me kushte të tjera që nuk mund të marrin ndihmë adekuate. Për shkak të koronavirusit, njerëzit e tjerë janë lënë anash “.