Gjermania po planifikon të testojë 200,000 njerëz në ditë për koronavirus me shpresën që të përsëris suksesin e Koresë së Jugut në ngadalësimin e shpërthimit, kjo gjë duket të jetë tani emergjente.
Qeveria e Angela Merkel dëshiron të testojë të gjitha rastet e dyshuara dhe të gjithë rrethin e njerëzve që kanë rënë në kontakt me një pacient të konfirmuar. Koreja e Jugut “mund të jetë një shembull” dhe gjithashtu mund të sigurojë një model se si të përdoret gjurmimi përmes telefonit celular për të kontrolluar virusin, thotë shefi i kontrollit të shëndetësisë Gjermane.
Gjermania tashmë po teston më shumë se çdo vend tjetër europian me një shpejtësi deri në 500,000 teste në javë, por planet e fundit janë që këto teste të dyfishohen. Keto plane u zbuluan nga mediat gjermane, nga një dokument i ministrisë së brendshme.
Ideja, sipas dokumentit, është që të kalojnë nga testet aktuale të zbulimit të rasteve në teste që parandalojnë përhapjen e COVID-19.
Kriteret e tanishme të testimit janë të përqendruara në ekzaminimin e njerëzve që kanë simptoma të Covid-19 ose kanë rënë në kontakt me një rast të njohur.
Planet e strategjisë të propozuara nga Gjermania janë: gjurmo, testo dhe trajto, që duket se e kanë ndihmuar Korenë e Jugut ta verë nën kontroll shpërthimin e semundjes. Po ashtu përfshihet kontrollimi masiv për rastet e mundshme dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar për të monitoruar pacientët.
Edhe pse Gjermania dhe Koreja e Jugut janë dy vende shumë të ndryshme, strategjia e luftimit të virusit në vendin aziatik “mund të jetë një shembull”, tha shefi i kontrollitt të shëndetësisë Gjermane.