Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois, e ka vlerësuar të turpshme paraqitjen e kombëtares së tij në Kupën e Botës në një intervistë të dhënë për spanjolle As, transmeton Fol Drejt.
Belgjika u eliminua pas fazës së grupeve, trajneri Roberto Martinez njoftoi se nuk do të rinovojë më kontratën dhe nuk është më trajner dhe kritikat po vijnë nga të gjitha anët për shkak se “brezi i artë” dështoi edhe një herë.
“Në Botëror, por edhe në Europian nuk ishim mirë”. Është e turpshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, kush do të qëndrojë e kush jo. Gjithçka ndodh shumë shpejt në futboll, kualifikimet për Euro fillojnë në mars”, tha Courtois.
“Është e vështirë ta quash veten “brezi i artë” kur nuk ke fituar asgjë”. Ne nuk jemi një brez i artë, ne jemi një brez me shumë talent dhe lojtarë të mëdhenj që luajnë në të gjithë Evropën. Në Rusi ne ishim Belgjika duke luajtur futboll të mirë”, shtoi ai dhe bëri të ditur se do të qëndrojë në kombëtare edhe për Euro 2026.
“Po, ky është qëllimi im. Kemi ende lojtarë të mirë dhe ka edhe një brez të mirë që do të bashkohet. Shpresoj që kur të ndaloj së luajturi për kombëtaren, të jetë një moment i mirë, jo si tani”./FolDrejt/