Ish-ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho ka pasur një kohë të vështirë që nga transferimi në Kataluni dhe do të pësojë një tjetër goditje dërrmuese.
Coutinho iu bashkua Barcelonës në janar të vitit 2018 përpara Kupës së Botës në Rusi për 150 milionë euro nga Liverpooli.
Këtë verë ai e bëri lëvizjen e tij të përhershme në Aston Villa për 20 milionë euro dhe nuk do të thirret as në skuadrën e Brazilit, një shenjë tragjike e rënies së tij gjatë katër viteve të fundit.
Sipas gazetës Sport, menaxherit të Brazilit, Tite, i ka mbaruar durimi dhe nuk do t’i lejojë më shanset Coutinhos për t’u rikthyer në formë as në Aston Villa, as me Selecaon.
Në vend të kësaj, vendi i tij do t’i jepet ose Everton Ribeiros të Flamengos ose Roberto Firmino të Liverpoolit.
Coutinho u kthye në skuadrën e Brazilit në mars të këtij viti pas një mungese të gjatë. Ai ishte gjithashtu i pranishëm në një miqësore kundër Koresë së Jugut në qershor.
Këto dy ndeshje provuese nuk e kanë bindur trajnerin Tite se Coutinho mund të sigurojë mjaftueshëm atë që i nevojitet ekipin të tij.