Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 917 pacientë.
Në njoftim thuhet se 757 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 61 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 734 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 374 pacientë:
329 të konfirmuar me Sars Cov-2
15 në gjendje të rënduar
319 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 85 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 543 pacientë:
428- të konfirmuar pozitivë
21- në gjendje të rënduar shëndetësore
415- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 112 pacientë
Spitali i Gjakovës, 87 pacientë
Spitali i Pejës, 90 pacientë
Spitali i Gjilanit, 110 pacientë
Spitali i Ferizajt, 67 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë