Kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë së COVID-19 do të qëndrojnë në fuqi për Danimarkën deri më 20 prill, njoftoi qeveria ndërsa u bëri thirrje banorëve të saj kundër udhëtimeve jashtë vendit për momentin.
“Kufizimet ekstreme në aktivitetin e udhëtimit janë një element kryesor i përpjekjeve për të kontrolluar përhapjen e infeksionit”, lexohet në deklaratën e qeverisë.
Kushdo që dëshiron të hyjë në Danimarkë duhet të vazhdojë të paraqesë rezultate negative të testit COVID-19 dhe të ketë një arsye të mirë për të bërë udhëtimin.