Gjysma e amerikaneve të rritur kanë marrë të paktën një dozë vaksinës kundër koronavirusit, në atë që konsiderohet si moment historik në luftën kundër pandemisë. Më shumë se 209 milionë doza janë injektuar në krahët e amerikanëve dhe 25 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
“Vaksinat kanë një spektër të gjerë. Edhe pse disa variante mund të jenë më problematike, dhe vaksinat mund të mos ofrojnë mbrojtje të plotë, ato mbrojnë plotësisht nga sëmundja e rëndë dhe vdekja”, tha Fauci.
3,5 milionë vaksinime u kryen gjatë fundjavës, duke e çuar mesataren 7-ditore në 3,2 milionë doza në ditë. Vaksina bëhet e disponushme për të gjithë personat mbi moshën 16-vjeçare. Këshilltari i lartë për pandeminë, mjeku Anthony Fauci tha të dielën se pret që të rinisë përdorimi i vaksinës së Johnson and Johnson pas pezullimit të përkohshëm javën e kaluar.