Italia regjistroi 13 446 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe 263 viktima ditore (dje 288).
Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë konfirmuar 4 022 653 raste COVID-19 dhe 120 807 vdekje të shkaktuara nga virusi.
Aktualisht, rastet pozitive janë 436 270, kurse të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 3 465 576.
Shkalla e pozitivitetit është 3.9%, nga 4,3% që ishte dje.
Janë 2 583 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid në Itali, më poshtë me 57 njësi krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa hyrjet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ishin 137 (dje 129).
Në pavijonet e zakonshme, nga ana tjetër, ndodhen 18 940 pacientë të shtruar, më pak se 411 krahasuar me dje.