Stafeta e zakonshme me flakën olimpike nuk do të kalojë në rrugët e Osaka, një prej qyteteve më të mëdha të Japonisë. Shkak është bërë rritja e infektimeve në këtë prefekturë dhe vendimit që ka marrë guvernatori i kësaj bashkie, për të anuluar të gjitha veprimtaritë deri në fund të prillit.
Flaka olimpike do të kalonte në rrugët e Osaka më datat 13-14 prill, por tashmë kjo gjë nuk do të ndodh dhe organizatoët janë të detyruar të ndryshojnë itinerarin.
“Stafeta me pishtarin e flakës olimpike grumbullon njerëz në rrugë dhe në këtë moment kjo gjë duhet evituar”, tha Hirofumi Yoshimura, guvernatori i Osaka-s.