Spanja është vendi i dytë i BE-së që shpalli testimin e Covid për vizitorët nga Kina, pas vendimeve të ngjashme në Itali, SHBA dhe Indi, njofton BBC, transmeton Fol Drejt.
Të ardhurit mund t’i kalojnë testet nëse janë plotësisht të vaksinuar – dhe Spanja pranon disa vaksina kineze.
Pekini ka njoftuar se do të rihapë plotësisht kufijtë e tij javën e ardhshme për herë të parë që nga marsi 2020.
Rritja aktuale e Covid-it ka shkaktuar shqetësim, me raporte për spitale të mbushura dhe valë sëmundjesh.
Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut dhe Izraeli gjithashtu njoftuan rregulla të reja testimi të premten./FolDrejt/