Në Shqipëri dhe Dibër të Madhe të Maqedonisë Veriore nuk do kryhet rituali i faljes së xhumasë, si pasojë e frikës së përhapjes së virusit korona Covid-19, informon foldrejt.com.
Duke u mbështetur te thënia profetike: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty mos u largoni që andej për ti shpëtuar,” Komuniteti Musliman në Shqipëri dhe Myftinia Dibër e Madhe kanë ndaluar tubimet masive.
Për fillimin e faljes së Xhumasë do njoftohen me kohë myslimanët.
Në trojet shqiptare, kohëve të fundit janë shtuar rastet me virusin Korona, kjo pas ardhjes së mërgimtarëve nga Italia.