Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 695 qytetarë, në këto bashki:
191 në Tiranë, 48 në Lushnje, 47 në Shkodër, 42 në Fier, 34 në Durrës, 29 në Divjakë, 28 në Vlorë, 22 në Elbasan, 21 në Sarandë, 19 në Lezhë, 17 në Berat, 16 në Gjirokastër, 14 në Pogradec, 12 në Himarë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Selenicë, Korçë, nga 7 qytetarë në Kamëz, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Vorë, Devoll, Skrapar, nga 4 qytetarë në Dibër, Përmet, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Libohovë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Roskovec, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.
Janë 2,873 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 319 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,339 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 695
Të shëruar në 24 orë 319
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1803 Testime totale 1,939,436
Raste pozitive 320,781
Raste të shëruara 314,339
Raste Aktive 2,873
Humbje jete 3,569
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 874
Fier 525
Durrës 356
Vlorë 275
Gjirokastër 242
Berat 124
Elbasan 118
Korçë 96
Shkodër 91
Lezhë 81
Dibër 62
Kukës 29/tch/