Qeveria franceze, që u mblodh në Elyse me presidentin Emmanuel Macron, parashikon heqjen e limitit 10 kilometra për të udhëtuar larg shtëpisë më 2 maj dhe një lehtësim të shtetrrethimit.
”Parashikohet gjithashtu një rihapje të bizneseve dhe vendeve kulturore duke nisur nga mesi i majit, por me rregulla dhe kufizime të aksesit”, sipas burimeve franceze.
Vendimet do të njoftohen pavarësisht dyshimeve që disa kanë në lidhje me lehtësimin e kufizimeve pasi situata shëndetësore të përmirësohet.
Ende nuk ka asnjë lajm për shkollat dhe çerdhet që do të rihapen të hënën e ardhshme, pas tri javëve, po ashtu edhe për kolegjet dhe shkollat e mesme që do të qëndrojnë të mbyllura edhe për shtatë ditë, por që do të rikthehen në klasa nga 3 maji.