Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 126 pacientë me koronavirus dhe janë regjistruar edhe 63 raste të reja.
Këto statistika kanë rrjedhur nga 634 persona të testuar gjithsej nga IKSHPK-ja dhe laboratoret private sipas mostrave të marra në terren dhe nga SHSKUK-ja, shkruan lajmi.net.
Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 3 raste të vdekjes, 1 nga Klinika Infektive, 1n ga spitali Sheikh Zayed në Vushtrri dhe 1 nga Mjekimi Intensiv Qendror.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15,002 nga 61,547 persona të testuar – prej tyre 614 raste të vdekjes.
Së këndejmi, në Kosovë me 126 pacientët e shëruar sot, numri i të shëruarve ka shkuar në 12,451 duke e zbritur numrin e rasteve aktive në 1937.
Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime.