Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se atje janë rritur sërish rastet aktive me COVID-19, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 550 raste të reja.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ka vdekur një 81-vjeçar nga Tirana.
Ndërsa janë shëruar 210 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë, transmeton KlanKosova.tv.