Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

COVID-19 shikuar në këndvështrime të ndryshme

5 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shkruan: Valon Elezi

Nuk do të futem aspak në kompetencat e mjekëve por me respektin më të madh vetëm do t’i citoj ata dhe të dhënat zyrtare për virusin Covid-19. Pa përsëritur të dhënat që tanimë janë të shpeshta, vdekshmëria e virusit është e ulët, përhapja në 147 shtete të botës është ajo që shkaktoi frikën dhe përmbushi kriteret të shpallet pandemi. Italia, me normë vdekshmërie më të lartë, 6.81%, ka arritur nga 21.157 të infektuarit deri tani, të shërojë 1966 pacientë, ose 9.43%. Nga 17750 raste aktive, në gjendje të vështirë janë 1518 pacientë, ose 8.5%, ndërsa nga rastet aktive 91.5% janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë. Pra, diçka që jep shpresë për t’u qetësuar. Por, duke pasur parasysh se Italia ka 23% të popullsisë mbi moshën 65 vjeçare ndërsa të vdekurit janë shumica mbi moshën 80 vjeçare, ne nuk mund ta lëmë anash kujdesin. Sidomos ata që kanë pleq ne shtëpi dhe të sëmurë me sëmundje kronike duhet të kenë edhe më shumë kujdes. Respektimi i normave dhe këshillave që sugjerojnë mjekët dhe organet përgjegjëse tanimë është pos nevojë dhe respektim i ligjit, edhe shprehje e një kulture dhe përgjegjësie të lartë qytetare. Kujdes patjetër, frikë jo. ( Të dhënat nga Italia janë deri në momentin kur po shkruaj)

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Covid-19 dhe Hollywood

Ka 50 vite e ndoshta më shumë që në vazhdën e filmave Science Fiction e Action, Hollywood na ka prezentuar filma me përmbajte apokaliptike. Ndodh një katastrofë natyrore, ushtarake, një katastrofë epidemie e madje edhe sulm jashtëtokësorësh dhe njeriu gjendet pranë betejës brenda llojit të vet. Humben resurset dhe fillon lufta e kontrollit për vendet e caktuara, ujin dhe mjetet e mbetura pas apokalipsës. Këtë karakter të shëmtuar të ndjelljes së frikës duhet ta largojmë. Nuk duhet dhënë karakter apokaliptik një virusi që përmasat e saja matur në numra janë ende të vogla. Nga 7 miljard e 770 milion njerëz sa shënon planeti jonë, të infektuar nga Covid-19 deri tani janë vetëm 0.002%. Prandaj, tjetër gjë është ajo çfarë prezenton Holywood e tjetër ajo çfarë reprezenton realiteti.

Covid-19 dhe koncepti i lirisë

Sot, jashta teorive e definimeve gjatë gjithë historisë, liria merr përmasa të veçanta të perceptimit. Papritmas, vjen në një situatë që kupton, se liria nuk është vetëm të bësh atë çfarë don, por liria është edhe të mbrosh veten dhe familjen tënde duke qëndruar në shtëpi. Liria nuk është vetëm të ecësh rrugëve të qytetit dhe të pish kafenë tënde të preferuar, por te bashkëbisedimi në kafenë me mikun, vëllanë, kolegun dhe personat që don e respekton. Dhe meqë tani nga shtëpitë, është dyfishuar virtualiteti, rrjetet sociale, ndikimi nga mediat e përdorimi i Viber ose WhatsApp, kuptojmë pashmangshëm që kur jemi me miqtë e shokët në bashkëbisedim duke pirë kafenë e preferuar, rëndësi ka biseda sy në sy me ata, e jo smartphone që na e merr kohën dhe na robëron, duke pasur mikun afër, por njëkohësisht larg. Tash, lirisë së këtij lloji, duhet të ja dijmë vlerën.

Covid-19 dhe bota e fëmijëve

Nuk ka dërgim të fëmijëve në shkollë. As në çerdhe. As në kënde lojrash. Por ajo që ndodh sot në botë, nuk vlen asgjë në krahasim me atë që ne i shfaqim fëmijëve tanë. Dhe bota e tyre nuk njeh frikën e jashtme por dashurinë prindërore brenda shtëpisë. Lehtë mund ta bindësh fëmijën tënd se kohën brenda shtëpisë po e kalon që të kalosh më shumë kohë me ta së bashku. Detyra matematike, vizatime, kërcime në krevat, e deri te vallëzimi me këngën “Let it go” të personazheve më të dashura për fëmijët vajza nga filmi i animuar “Frozen”. Ngrënia e frutave së bashku bashkë me larjen e duarve dhe dezinfektimin e tyre paraprakisht është moment në vete. Larg frikës fëmijët. Por për ti mbajtur larg frikës ata, duhet ne frikën ta flakim tutje. Fundja, duhet të kemi kujdes se Covid-19 sigurisht do të kalojë por frika në psikën fëmijërore mund të mbetet. Andaj, merreni më shtruar dhe kënaquni me fëmijët në shtëpi.

Covid-19 dhe dy botërat e ndryshme

Sot, përveç frikës së urisë e mungesës së veshjeve që ka afrikani i Somalisë, frikë ka edhe milanezi i pasarelave të njohura të modës. Sot, përveç frikës së torturës, vrasjes, rrënimit të shtëpisë që ka palestinezi, frikë ka edhe londinezi, të parët e të cilit para 80 vitesh bënë kurban Palestinën. Sot, përveç frikave të ndryshme që kanë vendet e Afrikës Veriore, frikë ka edhe parisieni që kafenë e pin duke shikuar në dritare Kullën krenare te Ajfelit. Sot nuk është bashkë me frikën vetëm banori i torturuar i Burmas, të varfërit e Bangladeshit, të sëmurët e varfër nga malaria në botë, e të mjerët sirianë që dhjetë vite vriten e torturohen, por sot frikë ka edhe berlinezi, vjenezi, njujorkezi, evropiani e amerikani. Mirëqenia e vazhdueshme materiale, bën që të harrosh vuajtjet e të tjerëve në rruzullin tokësor. Por një frikë e përgjithshme që kaplon të gjithë është thirrje për të menduar. Pa dallim feje e etnie, race e grupi, njeriu si njeri është para një sfide. Atëherë, le të mendojnë edhe ata që deri tani kanë jetuar në mirëqenie. Bota nuk është vetëm materiale, por edhe shpirtërore.

Covid-19, mediat dhe konspiracionet

Më vjen keq ta them, por sot, lloj-lloj personi naiv e budalla, që nuk ka lexuar dy fletë nga një libër, por i inspiruar thellësisht nga artikujt bosh të portaleve, shet dije për luftëra të mëdha botërore. “Amerika, Rusia, Kina”, – thotë njëri, vazhdon pastaj ai tjetri “Ky e ka zbuluar virusin për këtë e këtë arsye”, ndërsa i treti me siguri prej budallai “Unë e di pse është zbuluar ky virus”…! ndërsa po ti pyesësh, sistemin e kanalizimit nuk e dinë se si është i vendosur në shtëpitë e tyre. Sot, luftërat janë nga të ndryshmet. Në këtë torturë psikologjike nga mediat, më mirë do të ishte mos të mirreshim me ato, të lëmë anash konspiracionet sepse janë të shumta, dhe mos të shkaktojmë frikë e amulli. Natyrisht se këto situata, dikush i shfrytëzon e ndokush humb, por ne, jemi të vegjël të kemi ndikim në të tilla gjëra të mëdha.

Covid-19 dhe frika në markete

Dje nuk munda të futem të blej një produkt ushqimor në disa markete. Vrull, hov e panik. Ngritjen reale të çmimeve nuk e shkakton Covid-19 por njerëzit dhe kërkesa e tyre e ngritur në mënyrë drastike dhe në mënyrë të përnjëhershme. Dhe këtu, ata që rrahin gjoks se nuk frikësohen nga Covid-19, mbushin marketet nga frika e varfërisë. Kjo është frikë më e keqe. Viruset janë të përkohshme por frikën nga varfëria si sprovë e mundshme përherë, nuk e largon asgjë. Prandaj, egoja e njeriut frikacak që blen miell deri në muajin dhjetor, shkakton që të ketë më pak miell për të tjerët. Ndërsa marketet, shndërrohen në vendet më të mundshme për infektim.

Për fund.

Njerëzimi ka përjetuar sfida edhe më të mëdha se kjo. Do të kalojë edhe kjo. Rëndësi ka mos të trashëgojmë frikën sepse ajo do ketë pasojat e saja. Të ndjekim rregullat higjienike dhe të respektojmë rekomandimet e organeve kompetente. Të bëhemi më të mirë dhe të kuptojmë se sa i dobët është njeriu. T’i thërrasim mendjes e të bëhemi më modest e më falënderues ndaj Zotit. Dhe për gjithë ata që thonë se pas kësaj bota nuk do të jetë e njëjta, unë e them se kjo do të kalojë dhe bota prap do të vazhdojë të funksionojë normalisht. Madje do të harrohet, njësoj siç janë harruar katastrofat e mëdha që kanë kapluar njerëzimin e që kanë mbetur vetëm të shkruara si momente gjatë historisë. I fortë është njeriu, po aq sa është i vjetër.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Katër raste të reja me Koronavirus në Kosovë

Lajmi tjetër

Nga këto qytete janë 4 të infektuarit me koronavirus sot

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM