Zyrtarët kinezë të shëndetësisë thonë se valës aktuale të infeksioneve me Covid-19 në vend “po i vjen fundi”, shkruan BBCM, përcjell Fol Drejt.
Numri i rasteve të rënda dhe vdekjeve me Covid po vjen në rënie, tha në një raport Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Aty gjithashtu u tha se nuk kishte pasur “asnjë rikthim të dukshëm” gjatë festave të Vitit të Ri Hënor javën e kaluar, ku miliona njerëz u ribashkuan për tubime familjare.
Ka kohë që janë ngritur pyetje në lidhje me raportimin e Kinës për Covid.
Por ekspertët thonë se rënia e raportuar tani korrespondon me kohën e pritshme të përfundimit të kësaj vale të madhe.
Virusi shpërtheu nëpër qytete dhe qyteza kineze pasi autoritetet hoqën kufizimet zero-Covid në dhjetor. Megjithatë, normat e vizitave në klinikën e etheve kanë rënë mbi 90% deri në janar dhe normat e shtrimit në spital janë ulur mbi 85%.
Frika se virusi mund të rritet përsëri gjatë periudhës festive gjithashtu nuk nuk ka rezultuar e saktë.
Në raportin e saj, CDC tha: “Nuk ka pasur një rikthim të dukshëm në rastet e Covid gjatë festave të Vitit të Ri Hënor.
“Në këtë kohë nuk është zbuluar asnjë variant i ri dhe valës aktuale të vendit po i vjen fundi”. /FolDrejt/