Një zbulim i ri nga shkencëtarët australianë të CSIRO, thotë se virusi Covid19 në disa sipërfaqe mund të jetojë deri në 28 ditë. Kjo tregon se duhet t’i përkushtohemi më shumë pastërtisë vetjake dhe pastrimit të sendeve personale.
“Në gotë, bankënota, enëve metalike virusi është mjaft rezistent duke jetuar deri në 28 ditë,” thotë në studim, përcjell foldrejt.com. “Ngjashëm edhe në telefonat celularë.”
Zbulimi më tutje thotë se në temperatura deri 20 gradë, virusi është mjaft “rezistent”.
Në 30 gradë virusi fillon të humbet “jetë” për tre ditë, kurse në 40 gradë virusi humbet edhe më shumë peshë.
Rrezet e diellit vrasin virusin, thotë më tutje studimi. Kjo na kujton thënien tonë të shpeshtë se “ku hyn dielli, nuk hyn mjeku”./Foldrejt.com