Cristiano Ronaldo është larg formës të cilën e shfaqi vitin e kaluar, ndërsa debati rreth tij, nuk ka munguar, shkruan Fol Drejt.
Në një bisedë të cilën e zhvilloi me gazetarin e njohur Piers Morgan, portugezi është shprehur hapur dhe ka folur pa doreza për situatën e tij te “djajtë e kuq”.
“Manchester United më ka detyruar të largohem. Jo vetëm tranjeri, por edhe të tjerë persona që janë pjesë e klubit. Ndjehem i tradhtuar nga ky klub! E ndjej që disa prej tyre nuk më duan, jo vetëm këtë vit, por edhe sezonin e kaluar!” – ka thënë ndër të tjera Ronaldo.
CR7 ka folur edhe për raportet me trajnerin e ri, të cilin e ka kritikuar ashpër:
“Unë nuk kam respekt për Ten Hag sepse ai nuk ka fare respekt për mua, është shumë e thjeshtë” – u shpreh ai.
Meqë botërori është fare pranë, ata që e kanë pëlqyer performancën e portugezit legjendar, shpresojnë që ai ta dëshmojë edhe një herë veten përpara kritikëve.
Besohet që ai do të jap gjithçka për këtë botëror, meqë llogaritet i fundit për të./FolDrejt/