Portugezi s’e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme.
CR7 ka realizuar vetëm tre gola në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, diçka që nuk është shumë e zakonshme për portugezin.
Portugezi deri tani ka shkaktuar më shumë faulle (7) se që kishte gjuajtje në gol (6), në Premier League.
Prej këtyre gjashtë goditjeve, vetëm një është futur në gol, nga portugezi.
Për Ronaldon, kjo është shqetësuese sidomos, pasi në një javë do të fillojë Kupa e Botës, që për të mund të jetë e fundit në karrierën e tij të bujshme./FolDrejt/