Cristiano Ronaldo ka shënuar 14 nga 29 golat e Manchester United këtë sezon, por ylli është i shqetësuar për të ardhmen e sezonit të ‘Djajve të Kuq’.
Sipas mediave angleze, portugezi është i frustruar me paraqitjet e ekipit të tij dhe i zhgënjyer me taktikat dhe stilin e trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick.
Kritikat në Old Trafford janë të vazhdueshme për një ekip që është shumë larg nga lufta për titullin e Premier League.
Në rast të mungesës në listën e të ftuarve për Champions Leaguen e ardhshme, duket e mundshme një largim nga Manchesteri dhe nga ‘Sporti’ i hapin rrugën Barcelonës.
Kjo gazetë siguron se sulmuesi portugez mund të vlerësohet në zyrat e Barcelonës si një nënshkrim i mundshëm në rast se mund të largohet nga Anglia.
Marrëdhënia e mirë e agjentit të tij, Jorge Mendes, me Laporta dhe Alemany, si dhe nevoja që klubi të gjejë përforcime të klasit të parë në sulm, mund ta vendosë emrin e tij në tavolinë.
“Është një emër që Mendes do ta vendosë në tavolinën e Barçës kë të mundet”, thonë ata./ h.ll/abcnews.al