Dominique Blide, deputete franceze në Parlamentin Evropian, shprehu qëndrimin kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Pas shfaqjes së këtij qëndrimi negativ karshi një të drejte që po e kërkojnë prej kohësh kosovarët, ka reaguar Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në PE, shkruan Fol Drejt.
Bilde tha sot gjatë ditës se “refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre!”, për ç’gjë e ka kritikuar Cramon, duke i thënë se kosovarët e meritojnë këtë të drejtë.
“…qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm” – tha Cramon, duke ia kujtuar Blide se Kosova veç i ka përmbushur kriteret.
Shumë zyrtarë nga vende të BE-së kanë premtuar se do ta ndihin Kosovën ta arrijë këtë të drejtë, ndër to edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, por Franca është prej të paktave vende që e kundërshtojnë këtë ide./FolDrejt.com/