Viola von Cramon, që mban postin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është shprehur se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk duhet të lidhet me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Fol Drejt.
Sipas Cramon, qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vonuar prej kohësh.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave të vonuar prej kohësh. Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë”.
“BE-ja duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024”, ka shkruar Von Cramon.