Gjigandi bankar Credit Suisse ka njoftuar se do të marrë hua deri në 50 miliardë franga (54 miliardë dollarë) nga banka qendrore zvicerane për të siguruar financat e saj.
Credit Suisse tha se po merrte masa vendimtare për të mbështetur likuiditetin e saj, ndërsa aksionet e bankës ranë 24 për qind dje pasi tha se kishte gjetur një “dobësi” në raportimin e saj financiar, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Kjo shkaktoi një shitje të përgjithshme në tregjet evropiane dhe frikën e një krize më të madhe financiare./FolDrejt/