Hekuran!
Ti kërkove falje! Dhe unë të përgëzoj!
Gabimet rritën bashkë me neve, e t’pafajshëm mbetën vetëm dy: Zoti n’qiell dhe i vdekuni n’varr!
T’paktën, kështu thojshin, kur pinim ujë përrojeve me Orët e maleve!
Ne shklasim, dhe jo rrallë, me pa dashje ose t’bindun se e kemi mirë! Por, sa herë i kthehemi vetvetës e fjalës së pamatun, (asht e ka qenë urti e t’mençurit), kërkojmë falje! E faljet janë për intelektualë!
Por, a jemi ne ata që ta kërkojmë faljen apo ata që ta duem ikjën?
I ligu me kërkim falje s’kënaqet se asht i lig!
I urti e ban ate që duhet, por nuk i nënshtrohet t’pa ditunit e shpirtligut!
Ti e bane tandën! Tani ec përpara. Kosovës i duhet mendje e ndritun dhe e guximshme!
Ec e mos ndalo, se ne s’e duem të ditunin! E duem dorën e djathtë, grusht mbi kokë e t’majtën që ta vjedh xhepin!
E ritheksoj:
Ska shqiptarë(as ti Hekuran) që mendon zi e terr për UÇK-në, atë lotin kristal, por janë ca t’lig që s’e duen t’vërtetën!
Jemi UÇK-të gjithë, por jo të gjithë me hajnat që i zhvatën ato shkronja t’arta tash e dy dekada!
Prishtinë,01.07.2022 /FolDrejt/