Pasi fitoi Champions League me Bayernin mesfushori brazilian ka marrë lajmin e mirë se konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm nga trajneri i ri Barcelonës Ronald Koeman, i cili e ka telefonuar futbollistit për ta uruar për triumfin në Champions dhe për t’i bërë të qarta idetë e tij.
Menaxheri i tij Kia Joorabchian ka treguar se Koeman e ka telefonuar lojtarin pas finales se Champions League të fituar me Bajernin.
Ai deklaroj: ” Po e ka telefonuar menjëherë pas finales se Champions League, duke i thëne se është në planet e tij dhe e dëshiron në klub”.
Braziliani, ishte i kënaqur me zgjedhjen e trajnerit, pasi ai ëndërron të fitojë trofe të tjerë te Barça, me të cilët është nën kontratë deri në qershor 2023. Coutinho në këtë sezon arriti t’i shënonte dy gola Barcelonës në atë humbje turpëruese që blaugranat pësuan me shifrat 8-2 ndaj Bayernit.