Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është shprehur se beson që për aq kohë sa kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, të jetë në pushtet, asgjë nuk do të ndryshojë.
Këto deklarata ai i bëri në televizionin Prva, teksa u shpreh se sipas tij “dhe mendoj se e ndajnë shumë në Evropë dhe botë, se asgjë nuk do të ndryshojë derisa të jetë Albin Kurti në pushtet”.
Tutje, Daçiq tha se sikur të dëshironte Prishtina, ata do të arrinin marrëveshje qysh nesër, por për Daçiq, Prishtina është pengesa më e madhe.
“Ata mund të arrijnë marrëveshje që nesër, nëse Prishtina do ta dëshironte, sepse Prishtina është pengesa më e madhe.”, është shprehur ai.
“Duhet të bëjmë një politikë të tillë që askush të mos na akuzojë për shkakun tonë, theksoi Daçiq teksa shtoi se është i sigurt që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në samitin e Tiranës nuk do t’i ndryshojë “as edhe një grimë” qëndrimet lidhur me çështjen e Kosovës./FolDrejt/