Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur në lidhje me ngjarjen e djeshme kur zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimit, iu ndalua shkuarja në Beograd.
Në një bisedë në televizionin serb “Pink”, ai u përgjigj se nuk dinte asgjë për këtë, “as ku apo pse shkoi Bislimi”, ndërsa të njëjtin e quajti qytetar të Serbisë, transmeton Fol Drejt.
“Bislimi është qytetar yni dhe unë nuk mund të merrem me këto çështje të brendshme, nuk jam më ministër i Punëve të Brendshme”, tha Daçiqi.
“Ekziston një mekanizëm (për paralajmërimin e vizitave) pikërisht që të mos ketë probleme të tilla”, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Bislmi udhëtoi drejt Beogradit pasi ishte dashur të merrte pjesë në dy konferenca, dje dhe sot./FolDrejt/