Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot pas takimit me delegacionin e Partisë Komuniste të Kinës se Serbia është miku më i madh i Kinës në Evropë, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
“Përkundër të gjitha presioneve që po vijnë në mënyrë të papërshtatshme, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Kinën”, tha Daçiq në një konferencë për media në selinë e SPS-së dhe vlerësoi se është në interes të dyanshëm.
Ai falënderoi Kinën për mbështetjen e saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, duke shtuar se edhe Kina mund të llogarisë në mbështetjen e Serbisë kur bëhet fjalë për sovranitetin dhe integritetin e saj./FolDrejt/