Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha sot se Norvegjia ka vendosur të mbyllë ambasadën në Prishtinë.
Këtë ai e ka thënë për TV Pink dhe ka shtuar se vendimin e ka marrë vesh pas një bisede me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, Ivin Vad Peterson dhe ka shtuar se kjo ka prekur Prishtinën.
Duke folur për vendimin e kryeministrit të Kosovës për shpalljen terroriste të dy organizatave, Daçiq tha se Kurti nuk është konstant në termat që përdor, por se e vetmja konstante e tij është “përpjekja e përgjithshme për ta shpallur tërë Serbinë dhe popullin serb një komb gjenocidal”./FolDrejt/