Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se nuk ka ndërmend të shkojë në Strasburg të martën, me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse shteti i Kosovës do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.
Ai në konferencën për media pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme të Gabonit, Yolanda Nijonde, tha se në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit, është paralajmëruar se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të fillojë procedurën për pranimin e Kosovës në atë institucion.
“Nëse kjo është e vërtetë, unë nuk do të shkoj në Strasburg, sepse ai që është shtet nuk është pranuar ndonjëherë në Këshillin e Evropës”, tha shefi i diplomacisë serbe.
Daçiq ka bërë të ditur se Serbia do të ketë aktivitet shumë aktiv diplomatik në ditët në vijim.
Përveç vizitës së paralajmëruar në Strasburg, e cila u vu në pikëpyetje, Daçiq paralajmëroi edhe bisedime me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Francës. /FolDrejt/