Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka bërë me dije se propozimi franko-gjerman është i papranueshëm për Beogradin meqë nuk i lë të flasin dhe njëkohësisht edhe Kosova del shtet i pavarur që nga baza.
“Nuk na jep mundësi të flasim, sepse për ne është e papranueshme baza nga e cila nis që Kosova është shtet i pavarur. Dhe kjo, nëse do ta njihni apo jo në kuptimin formal, por do të pajtoheni që Kosova është anëtare e OKB-së, është shumë e vështirë për ne”, është shprehur Daçiq për Veçernje Novosti.
Daçiq ka folur edhe për sanksione ndaj Rusisë.
“Nuk kam thënë kurrë – rroftë Rusia”. Pse nuk do të mbanin dorën tjetër nëse zgjatej? Por, nuk mund të jetë pika e parë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe pika e dytë është pranimi i Kosovës në OKB dhe në Këshillin e Evropës. “Kush do ta pranonte këtë”, ka thënë ai./FolDrejt/