Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar në lidhje me raportet SHBA-Serbi.
Ai ka thënë se është mbrojtës i raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se Serbia nuk mund ta dëgjojë ShBA-në për njohjen e Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Daçiq në kremtimin e “Ditës së Amerikës” në Kuvendin e Serbisë, tha se kushdo që përpiqet të bëjë presion ndaj Beogradit për të bërë diçka në këtë drejtim, s’do të ketë sukses.
“Një qasje e tillë ndaj problemit të zgjidhjes së situatës në Kosovë nuk do të ketë kurrë sukses. Ne nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit dhe mbetemi partner konstruktiv në dialog”, tha Daçiq, shkruan REL në gjuhen serbe.
Ai foli edhe për marrëdhëniet që Serbia ka me Rusinë, duke thënë se ato nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Beogradit me perëndimin./FolDrejt/