Organizata terroriste DAESH mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur dhe me bombë në hotelin kinez në Kabul të Afganistanit.
Organizata terroriste DAESH njoftoi se mori përgjegjësinë për sulmin në një hotel kinez në rajonin Shahr-e Naw të Kabulit, me një postim në llogaritë e saj në rrjetet sociale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën e bërë nga spitali “Emergency” në Kabul, thuhet se në spital janë sjellë 18 persona të lënduar dhe 3 trupa të vdekur nga sulmi.
Zëdhënës i qeverisë së përkohshme talebane, Zabihullah Mujahid, në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se nga hoteli në rajonin Shahr-e Naw të Kabulit u shpëtuan shtetasit e huaj, ndërsa dy shtetas të huaj u plagosën duke u hedhur nga dritarja e hotelit./FolDrejt/