U. d. Ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha ka takuar sot dr. Odeda Benin Goren, eksperte e shërbimeve emergjente nga Izraeli dhe Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv, transmeton Fol Drejt.
Dr. Odeda Benin Goren do të qëndrojë në Kosovë gjatë kësaj jave për të parë kështu mundësitë e bashkëpunimit dhe hapësirat e mbështetjes profesionale për agjencitë e menaxhimit të emergjencave dhe të institucioneve shëndetësore.
Në këtë drejtim, ajo do të vizitojë edhe qendrat e kujdesit parësor, e atë spitalor, të kujdesit akut dhe emergjent.
Kjo është vizita e parë e cila do të shërbejë për vlerësimin e nevojave të institucioneve publike që ofrojnë këto shërbime në kuadër të ShSKUK-së./FolDrejt/