Një milici private e njohur si “Grupi Wagner”, dyshohet se ka marrë urdhër nga presidenti rus Vladimir Putin për të eliminuar presidentin Zelensky dhe 23 figura të tjera qeveritare.
Vdekja e Zelenskyt dhe kabinetit qeveritar do të bënte të mundur që Rusia ta kishte më të lehtë marrjen e Ukrainës dhe kontrollin e saj.
Sipas “Times”, ushtria me mercenarë, e drejtuar nga oligarku Yevgeny Prigozhin – një aleat i ngushtë i presidentit rus, i cili shpesh quhet “kuzhinieri i Putinit” – fluturoi pesë javë më parë dhe po i ofrohet një shumë e madhe për misionin.
Operativët shumë të trajnuar thuhet se presin dritën jeshile nga Kremlini, me listën e tyre të personave që duhet të eliminojnë, përfshirë kryeministrin e Ukrainës, të gjithë kabinetin, kryetarin e bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe vëllain e tij Vladimir, të dy kampionë boksi që janë bërë figura ikonike në vijën e parë të mbrojtjes së kryeqytetit.
Megjithatë, Daily Mail shkruan se planet u prishën pasi arritën në nivelet e larta të qeverisë ukrainase të shtunën në mëngjes./FolDrejt/