Argjentinasi Lionel Messi i PSG-së dëshiron të rikthehet në Barcelonë dhe është i gatshëm të ketë një pagë më të ulët në klubin katalanas se sa ajo që ka në radhët e kampionëve të Francës, transmeton Daily Mail.
Messi luajti për Barcelonën nga viti 2000 deri në vitin 2021, dhe më pas u transferua te PSG për shkak të problemeve financiare me të cilat përballej klubi katalanas, përcjell Fol Drejt.
Ai ka kontratë me shenjtorët deri në fund të sezonit, por ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën, ndonëse ka një ofertë për të vazhduar bashkëpunimin me kampionët e Francës.
Daily Mail raporton se futbollisti legjendar argjentinas ka vendosur të jetojë sërish me familjen në Barcelonë. Në fillim të negociatave, klubi katalanas do t’i ofrojë argjentinasit një kontratë dyvjeçare, sipas së cilës ai do të fitojë 12 milionë euro në sezon./FolDrejt/