Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim” është nisur nga porti më i madh ukrainas, në Odesa, drejt portit të Durrësit e ngarkuar me rreth 6 mijë tonë grurë.
Abc ka siguruar edhe pamjet e anijes, që pritet të mbërrijë në Shqipëri në datën 10 gusht.
Burime bëjnë me dije se anija me grurë është kontraktuar nga një kompani shqiptare e përpunimit të miellit.
“Jaohar Ranim” ndodhet aktualisht në ujërat greke të Jonit. Anija është ngarkuar me grurë më 28 korrik dhe është e para që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti. /abcnews.al