Prova të tjera kanë dalë në dritë se si Rusia ka rrethuar ushtarakisht Ukraninën, duke dislokuar atje jo vetëm trupat por edhe pajisje të shumta ushtarake.
Forcat ruse janë zhvendosur në Bjellorusi në dy javët e fundit. Ministria e mbrojtjes ruse dhe e Bjellorusisë kanë deklaruar se dislokimet po zhvillohen në kuadër të një stërvitjeje ushtarake midis dy vendeve.
Dislokimet “tregojnë një nivel të lartë të aktivitetit dhe gatishmërisë”. Imazhet satelitore tregojnë zgjerimin e rerreneve ekzistuese të stërvitjes ushtarake ruse dhe garnizoneve brenda vetëm pak kilometra nga kufiri ukrainas gjatë muajve të fundit. Gjatë dy javëve të fundit, disa dislokime të reja të rëndësishme ushtarake janë vërejtur në Bjellorusi, transmeton CNN.
Gjithashtu, tendat për personelin janë parë pothuajse në çdo vendndodhje të dislokimit në Bjellorusi, Krime dhe Rusinë perëndimore, gjë që tregon se njësitë shoqërohen me trupa dhe kanë rritur nivelin e përgjithshëm të gatishmërisë së tyre. Imazhet tregojnë krateret e goditjes në dy zona stërvitore në Rusi: Pogonovo dhe Persianovsky. Persianovsky është rreth 50 kilometra nga kufiri ukrainas.
Pogonovo është rreth 150 milje (220 kilometra) nga kufiri. Konrad Muzyka, një analist i mbrojtjes i fokusuar në Rusinë dhe Bjellorusinë në Rochan Consulting, beson se tani ka midis 74 dhe 76 grupe taktike të batalioneve ruse (BTG) që lëvizin rreth Ukrainës. Grupet taktike të batalionit zakonisht përbëhen nga rreth 1000 ushtarë, së bashku me njësitë mbështetëse. Muzyka thotë se që nga java e parë e janarit, Rusia ka lëvizur forcat e saj nga Distrikti Ushtarak Lindor — mijëra milje larg në Siberi, në Rusinë Perëndimore dhe Bjellorusi.
Gjithashtu Forcat Tokësore Ruse janë vendosur njësi që përfshijnë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Bjellorusi. Me gjithë lëvizjet e ushtrisë ruse, qëllimet e Kremlinit janë shumë më të vështira për t’u lexuar. Presidenti amerikan Joe Biden tha javën e kaluar se Ukraina ka gjasa të pushtohet këtë muaj.