Në prag të konsultimeve për qeverinë e re, një audio përgjim i Silvio Berlusconit ka “shkundur” sërish politikën në Itali. Në audion e publikuar nga media italiane La Presse, ish-kryeministri dëgjohet teksa bën avokatin e presidentit rus, Vladimir Putin dhe shpjegon se lufta në Ukrainë nisi i shkak i vetë liderit të saj, Volodymyr Zelensky.
“Unë nuk e shoh se si Putin dhe Zelenskyy mund të bashkohen në një tryezë ndërmjetësimi. Sepse nuk ka asnjë mënyrë të mundshme. Zelensky, për mendimin tim … harroje, nuk mund ta them …”, dëgjon të thotë politikani Itali. Menjëherë më pas kanë ardhur duartrokitjet.
Berluskoni jep versionin e tij për shpërthimin e luftës në Ukrainë:
“A e dini se si ndodhi gjëja në Rusi? Ju lutem të jeni shumë të rezervuar edhe për këtë. Premtoni? Kështu shkoi: Në vitin 2014 në Minsk të Bjellorusisë nënshkruhet marrëveshja midis Ukrainës dhe dy republikave të sapoformuara të Donbasit për një marrëveshje paqeje ku askush të mos sulmojë tjetrin. Ukraina nuk e pranon këtë traktakt dhe një vit më vonë dhe fillon të sulmojë kufijtë e dy republikave në lindje. Të dy republikat pësojnë viktima në radhët e ushtarakëve që më thonë 5-6-7 mijë të vdekur”.
Sipas Berlusconit, faji është i presidentit ukrainas për luftë,
“Sapo erdhi Zelenskyy në drejtim të Ukrainës trefishohen sulmet ndaj dy republikave, të cilat dërgojnë një delegacion në Moskë dhe më në fund arrijnë të flasin me Putinin. Ata thonë: ‘Vladimir nuk dimë çfarë të bëjmë, ti na mbro’. Ai është kundër çdo nisme, reziston, i nënshtrohet presionit të fortë nga të gjithë mbi Rusinë. Pastaj vjen operacioni special: Trupat duhej të hynin në Ukrainë, brenda një jave të arrinin në Kiev, të rrëzonin qeverinë në detyrë, Zelenskyy-n etj., dhe të vendosnin një qeveri tashmë të zgjedhur nga pakica ukrainase e njerëzve të mirë dhe të arsyeshëm. Ai hyri në Ukrainë dhe u përball me një situatë të paparashikuar rezistence nga ukrainasit, të cilët filluan të merrnin para dhe armë nga perëndimi që nga dita e tretë. Dhe lufta, në vend që të ishte një operacion dy javë, ajo u bë një luftë. Pra, kjo është situata e luftës në Ukrainë “, dëgjohet të ketë thënë ai.
Kjo pjesë e fjalimit kujton fjalinë e shqiptuar në fund të fushatës elektorale nga Berlusconi: Putinit iu desh vetëm të zëvendësonte qeverinë e Zelenskyy-t me një qeveri me njerëz të ndershëm”, fjali të cilën më vonë u mundua ta justifikonte me “I referohesha fjalëve të të tjerëve”. Në të njëjtin skedar audio, Berlusconi sulmon liderët e Evropës dhe SHBA-së.
“Cili është një rrezik tjetër, një tjetër rrezik që kemi të gjithë: Sot, për fat të keq, në botën perëndimore nuk ka liderë, nuk ka në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë nuk ju them gjërat që di, por nuk ka liderë të vërtetë. A mund t’ju bëj të buzëqeshni? I vetmi lider i vërtetë jam unë “.
Në pasazhin e fundit, Berluskoni bën thirrje për një “ndërhyrje të fortë”: Pas transmetimit të audios, Berlusconi telefonoi drejtpërdrejt Enrico Mentana, drejtorin e lajmeve La7.
“Ishte Silvio Berlusconi, tha Mentana në studio siç e keni marrë me mend dhe ai na lutej të përmbledhim atë që do të them, duke u përpjekur të jemi sa më besnikë. Fjalët e regjistruara duhet të inkuadrohen në një ligjërim më të përgjithshëm, që sipas Berlusconit janë historia e një shqetësimi të përgjithshëm për klimën që është krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë, Evropës dhe Perëndimit, me qeverinë”.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme nga mediat italiane u publikua një tjetër regjistrim ku Ish-kryeministri italian dhe njëkohësisht kryetar i Forza Italia, Silvio Berlusconi është shprehur se i ka rivendosur marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin./FolDrejt/