Në Tërnoc të Bujanocit po mbahen për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.
Në lidhje më këto mbarvajtjen e zgjedhjeve ka folur komisioneri shqiptar, Rilind Islami, i cili theksoi se këtë herë ka dalje më të madhe sesa në herët e kaluara, njofton Klankosova.tv.
“Dalja është më e lartë se sa herët e kaluara, kemi kaluar 500, llogaritur votat brenda në kuti momentalisht, por jo edhe duke llogaritur edhe votat që janë votues në shtëpi. Dalja është e kënaqshme me herët e kaluara, i ka ardhur fundi, Shaip Kamberi do të legjitimohet”, është shprehur ai./klankosova.tv/