Çdo ditë e më tepër përkeqësohet situata e koronës në kontinentin plak europian. Por një ligj interesant kanë aplikuar danezët. Prej sot (e hënë) çdo danez mund të takohet privatisht vetëm me dhjetë persona të përzgjedhur. Pra danezët duhet të vendosin se me cilin person duan të takohen gjatë kohës së lirë, pasi për një të ardhme të pacaktuar, atyre nuk do u lejohet takimi me personat “jashtë grupit”. Lajmi konfirmohet nga media gjermane BILD.
Kjo nuk vlen për personat që punojnë në të njëjtën punë, por natyrisht edhe ata duhet të respektojnë distancën dhe të mos mblidhen më shumë se dhjetë persona në një takim./Foldrejt.com