Futbollisti brazilian Dani Alves doli në gjykatën e Barcelonës për të dëshmuar para një gjyqtari që hetonte akuzat ndaj tij për një sulm seksual që ndodhi më 30 dhjetor në qytet, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Alves ka qenë në një qendër paraburgimi pranë Barcelonës që nga mesi i janarit, sepse atij iu mohua lirimi me kusht për shkak të rrezikut të arratisjes. Gjyqi nuk është caktuar ende dhe më herët Dani Alves hodhi poshtë të gjitha akuzat.
Ndonëse fillimisht tha se nuk e kishte takuar kurrë gruan që e akuzonte për përdhunim, ai e ndryshoi dëshminë e tij me kalimin e kohës dhe në fund tha se marrëdhënia seksuale ishte me konsensus. Ai sot ka dalë për herë të parë para gjykatës dhe ka dëshmuar zyrtarisht për atë që ka ndodhur.
Ndërkohë, e la atë edhe bashkëshortja e tij Joana Sanz, e cila së fundmi në Instagramin e saj njoftoi se ishte ndarë nga Alves.
Braziliani përballet me një dënim me burg deri në 12 vjet dhe gjyqi duhet të përfundojë në muajt e ardhshëm. /FolDejt/