Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur jeta e Dani Alves ndryshoi rrënjësisht. I akuzuar për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor, ai është ende në pritje të gjyqit dhe dje ka pritur ditëlindjen e tij të 40-të në burg me një surprizë nga familja e cila i erdhi për vizitë.
Alves ka pritur një vizitë të papritur në burgun Brians 2 në Barcelonë, ku aktualisht ndodhet i burgosur. Ish-gruaja e tij Dinora Santana dhe dy fëmijët e tyre adoleshentë erdhën për ta parë në ditën e lindjes së tij.
Siç ishte paralajmëruar, ajo dhe fëmijët planifikojnë të transferohen nga Brazili në Barcelonë për të qëndruar në qytetin spanjoll si pjesë e strategjisë së ekipit ligjor të Dani Alves.
Alves pritet të dënohet së shpejti dhe nëse do t’u besohet burimeve të mirëinformuara, ai vështirë se do të mund të vërtetojë pafajësinë e tij në këtë rast, transmeton Fol Drejt.