Futbollisti spanjoll Dani Ceballos ka vazhduar kontratën me Realin deri në korrik të vitit 2027, njoftoi klubi në rrjetet sociale.
Ceballos iu bashkua Realit në vitin 2017 nga Betisi dhe që atëherë luajti 120 ndeshje për skuadrën e Madridit dhe fitoi 11 tituj: dy Liga të Kampionëve, tre Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa UEFA, një titull kampionati spanjoll, një Copa del Rey dhe dy Superkupa spanjolle.
Dani Ceballos ka zhvilluar 13 ndeshje për kombëtaren spanjolle dhe ka shënuar një gol, transmeton Fol Drejt.