Biznesmeni Daniel Noboa do të bëhet sot zyrtarisht president i Ekuadorit, ku përballet me sfidën e zgjidhjes së problemeve ekonomike dhe dhunës në rritje në rrugë, raporton Reuters.
Presidenti i ri do të shënojë inaugurimin me një fjalim në Asamblenë Kombëtare dhe në të njëjtën ditë ai mund të propozojë një ligj për reformën tatimore ose një ligj për sigurinë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.