Sipas Fabrizio Romanos, Danilo është i gatshëm që të vazhdojë kontratën e tij me Juventusin, raporton Fol Drejt.
“Danilo konfirmon se është i vendosur të zgjasë kontratën e tij me Juventusin: “Do të ketë lajme pozitive së shpejti – bisedimet tashmë po vazhdojnë dhe po përparojnë mjaft mirë, unë dua të qëndroj”, tha ai për Tuttosport.”, shkroi Romano në Facebook.
Marrëveshja aktuale e Danilos skadon në vitin 2024, ndërsa kontrata e re do të përfundojë në qershor të vitit 2025. /FolDrejt/